Një 67-vjeçare është gjetur të hënën pa shenja jete në fshatin Kuk të Dragashit, ndërsa Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.
Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës thuhet se në kallëzimin penal të këtij rasti, dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohë ka qenë në formë të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja të veçanta.
Po ashtu bëhet e ditur se për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës.
Lexoni të plotë njoftimin e Policisë:
Më 26.12.2022, ora 05:00 policia ka marr informatën se në fshatin Kuk, KK Dragash ka ndërruar jetë një grua e moshës 67 vjeçare (S.D). Trupi pajetë është gjetur në shtëpinë e saj në fshatin Kuk.
Pasi që e njëjta më herët e ka pas të raportuar një rast dhunë në familje dhe bazuar dhe në ankesën e një qytetari, nga policët hetues nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Dragash, në konsultim me prokurorin dhe më pas me urdhër të prokurorit kujdestar është vendos që viktima të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim nga mjekët specialistë për të konstatuar shkakun e vdekjes.
Në ora 12:30, mjeku kujdestar i QMF Brodosan, pas kontrollit dhe ekzaminimit fillestar në vendin e ngjarjes ka vërejtur se në trupin e se ndjerës ka dyshime se ka shenja të dhunës. Me qëllim që të sqarimit të shkaktarit të vdekjes nga policia është hap rast ‘Vdekje e dyshimtë’.
Bazuar në të dhënat e Policisë për këtë viktime ka qenë i hapur vetëm një rast i dhunës në familje” më datë 08.11.2022 dhe ky rast është proceduar në prokurori, raste tjera nuk ka pasur.
Ashtu siç pohohet në kallëzimin penal të këtij rasti dhuna e shkaktuar ndaj viktimës në atë kohë ka qenë në formë të dhunës psikike apo moskujdesit të duhur ndaj personit me nevoja të veçanta.
Për këtë rast nuk ka pasur urdhër mbrojtës, sipas familjarëve viktima ka pasur problem të shumta shëndetësore (nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për vete, nuk ka mundur të lëvizë as për nevoja bazike dhe fiziologjike).
E ndjera nuk ka pasur familje të ngushtë, nuk ka pasur fëmijë, ka qenë e martuar për 15 vite por pas vdekjes se bashkëshortit është kthyer në familjen e vëllait për të jetuar.
Pas vdekjes se vëllait për të janë kujdesuar kunata (gruaja e vëllait) dhe nipi.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e ka marr rastin për hetim të mëtejmë, të cilat kanë ndërmarr dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në bashkëveprim me prokurorin e rastit. Lidhur me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë. /Telegrafi/