Site icon Telegrafi

Rastet e paraqitura nga Peci, Prokuroria: Kemi nisur hetimet, por i raportojmë vetëm kryeprokurorit

Prokuroria Themelore në Pejë ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili ditën e diel ka thënë se në Stankaj të Rugovës janë ndërtuar disa vila në tokë të shtetit, dhe se deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e Prokurorisë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për Telegrafin se kanë nisur hetimet lidhur me vilat e ndërtuara në këtë pjesë, dhe se për nisjen e hetimeve ata nuk bëjnë raportim te ministri Peci, por të kryeprokurori.

“Po realisht ne e kemi komuniku edhe më herët, i kemi njoftu dhe mediat që pasi që është shfaq ky shqetësim nga ana e ministrit më parë, i kemi autorizuar Policinë e Kosovës që t’i marrë informatat e duhurat dhe varësisht nga rezultatet e informatave të trajtohet si çështje. Prokuroria që në fillim është marrë me këtë çështje dhe ka hetuar edhe ndërtimet e tjera dhe jo vetëm ato ndërtime që janë në tokë të shtetit”, theksoi zëdhënësi.

Lexo po ashtu Peci: Vilat e gurit në Rugovë janë ndërtuar në tokën e shtetit, shtatë muaj nga denoncimi nuk ka reagim nga Prokuroria

Nikçi shtoi se “Prokuroria që në fillim është marrë me këtë çështje, jo vetëm për pronat në fjalë por edhe për pronat tjera të cilat korrespondojnë se janë në ndesh me ligjin”.

Lexo po ashtu Lokale afariste në Prishtinë pronë e Ministrisë së Bujqësisë, Peci: Vepra penale me bollëk, i kemi denoncuar në polici e prokurori

Ndryshe, ministri Peci ka deklaruar se janë bërë 7 muaj që kur ka bërë denoncimet për ndërtimin e vilave në atë pjesë, por që deri tani s’ka pasur reagim nga prokurorët. Ministri po ashtu ka thënë se edhe disa lokale afariste në Prishtinë janë pronë e Ministrisë së Bujqësisë dhe se rastin e ka denoncuar në Polici. /Telegrafi/

Exit mobile version