Site icon Telegrafi

Raste dhe gola, por pa fitues – Inter dhe Napoli ndajnë pikët në ‘Giuseppe Meazza’

Interi ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Napolit në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit italian.

Fillimi i ndeshjes ishte mjaft i qetë me të dyja skuadrat që po luanin me kujdes duke pritur ndonjë gabim eventual të njëra-tjetrës.

Interi ishte superior pothuajse gjatë tërë kohës sa i përket posedimit të topit, por duke mos arritur që të krijojnë ndonjë rast të rrezikshëm për gol.

Mysafirët ia dolën që të kalojnë në avantazh në minutën e 23-të përmes Scott McTominay, i cili u asistua nga Amir Rrahmani për rezultatin 1-0.

Reagimi i Interit erdhi pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, me Hakan Calhanoglun që realizoi një gol të bukur për 1-1.

Vendasit iu afruan golit në minutën e 52-të përmes Federico Dimarcos por topi u ndal nga shtylla e djathtë e portës.

Rastin më ideal në këtë sfidë e pati Hakan Calhanoglu, i cili në minutën e 74-të dështoi që të shënojë nga penalltia.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, nuk pati ndonjë rast për t’u veçuar dhe të dy skuadrat u desh të pajtoheshin me nga një pikë.

Pas javës së 12-të Napoli kryeson tabelën me 26 pikë të grumbulluara, një më shumë se Interi që mban pozitën e katërt në renditje./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version