Milot Rashica po vazhdon me formë të mirë te Galatasaray, lideri i Superligës së Turqisë.
Anësori këmbëshpejtë nuk e nisi nga minuta e parë ndeshje kundër Kasimpasas, por u fut në fushë në minutën e 22-të, duke e zëvendësuar Juan Matan.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 57-të, kur Rashica asistoi te Nico Zaniolo i cili nga afër gjeti rrjetën për 1-0.
Nicolò Zaniolo'nun golü.https://t.co/c0iTh1fCY8
— Torreira #24 🐜 (@atavratkarinca) March 11, 2023
Edhe ky i fundit u fut në fushë në pjesën e dytë.
Në anën tjetër Florent Hafdërgjonaj është në bankën rezervë të Kasimpasas. /Telegrafi/