Site icon Telegrafi

Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

Barcelona vazhdon të synojë Marcus Rashfordin teksa afati kalimtar i janarit po i afrohet fundit.

Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United shihet si një përforcim kyç për skuadrën e tyre, por çdo marrëveshje varet nga lirimi i hapësirës së pagave përmes largimeve të lojtarëve.

Sipas Mundo Deportivo, Rashford ka refuzuar një ofertë prej 600,000 funteve në javë nga një klub nga Arabia Saudite, duke synuar të qëndrojë në Evropë dhe të vazhdojë karrierën e tij ndërkombëtare me Anglinë.

Lexo po ashtu Rashford bën një sakrificë tejet të madhe për të siguruar kalimin tek klubi i ëndrrave

Prioriteti i tij mbetet një transferim te Barcelona dhe për këtë arsyeje ka refuzuar klubin arab, por edhe ka lënë klubet e tjera të presin për momentin.

Megjithatë, për të realizuar marrëveshjen, Barcelonës do t’i duhet Rashford që të ulë pagën e tij dhe që Manchester United të mbulojë një pjesë të pagës së tij deri në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Djajtë e Kuq këmbëngulin se çdo klub që merr Rashfordin do t’i duhet të paguajë pagat e tij të plota, duke e shtuar kompleksitetin e lëvizjes.

Me më pak se një javë të mbetur në afatin kalimtar, mbetet e pasigurt nëse Barcelona mund ta finalizojë marrëveshjen edhe pse katalunasit janë dëshira e madhe e Rashford. /Telegrafi/

Exit mobile version