Marcus Rashford është i gatshëm të rinegociojë pagën e tij aktuale për të siguruar transferimin tek klubi i ëndrrave dhe largimin nga Manchester United.
Para hapjes së afatit kalimtar të janarit, Rashford pranoi se ai është i gatshëm për një aventurë të re, vetëm pak ditë pasi u la jashtë nga Ruben Amorim për sfidën me Manchester Cityn.
Rashford, i cili nuk u paraiqt për Unitedin që prej duelit ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës më 12 dhjetor, është lidhur me një sërë klubesh të tjera evropiane.
Borussia Dortmund, West Ham, Arsenal dhe AC Milan që të gjitha janë përmendur, ani pse paga e tij e lartë po vazhdon të jetë një pengesë e madhe në negociata.
Me këtë në mendje, Rashford është i gatshëm të pranojë një ulje të pagës në mënyrë që t’i bashkohet Barcelonës, me lojtarin që ka vendosur tashmë se dëshiron kalimin në Spanjë.
‘Djajtë e Kuq’ në anën tjetër poashtu janë të gatshëm që të financojnë një pjesë të pagës së tij prej 300 mijë eurosh në javë, për të siguruar largimin e tij si huazim.
Përkundër faktit se e bëri publike dëshirën e tij për një aventurë të re, persona afër Rashford kanë thënë se anglezi është i gatshëm të jap gjithçka për Unitedin sa herë që ka nevojë ekipi./Telegrafi/