Site icon Telegrafi

Rapuca: Ekipi i PAP Testit nga Komuna e Gjilanit, ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur i pari në nivel vendi

Përkundër se sivjet kishte nisur të bëhet PAP Testi në QKMF, Komuna e Gjilanit njofton se ekipi i PAP Testit ka shënuar një sukses duke u renditur i pari në nivel vendi me mbi 900 screninge e mbi 400 më shumë se komuna në vendin e dytë.

Gjithashtu, gjatë këtij viti në Komunën e Gjilanit po ofrohen edhe shërbime të reja, të cilat nuk janë kryer më parë në ambulanta.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapuca, tha se PAP-Testi dhe Mamografia janë histori suksesi.

“Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit të jashtëzakonshëm, punës së palodhshme dhe profesionalizmit të treguar nga ekipi, duke kontribuar kështu në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha drejtori Hekuran Rapuca. /Telegrafi/

Exit mobile version