Barcelona ishte paraparë që të luante sot (e shtunë) me fillim nga ora 21:00 në shtëpi ndaj Osasunas, xhiro kjo e vlefshme për javën e 27-të në elitën e futbollit spanjoll.
Megjithatë, teksa ka mbetur edhe jo shumë kohë para terminit të caktuar që kjo ndeshje të fillojë, duket se ajo është shtyrë.
Sipas një raportimi nga mediumi spanjoll Mundo Deportivo, një anëtar i stafit mjekësor të Barcelonës ka ndërruar jetë papritmas.
Mediumi tjetër Cadena SER ka raportuar se kanë qenë vet lojtarët ata të cilët kanë kërkuar që kjo ndeshje të mos luhet.
🚨 ¡Suspendido el Barça-Osasuna debido al fallecimiento de un miembro del staff médico del Barça!https://t.co/6V8ZfOzrIQ
— Mundo Deportivo (@mundodeportivo) March 8, 2025
Barcelona tashmë ka konfirmuar se arsyeja pse kjo ndeshje është shtyrë është për shkak se ka ndërruar jetë doktori i ekipit të parë, Carles Minarro Garcia./Telegrafi/
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 8, 2025