Telegrafi

Dy të vdekur në një aksident në magjistralen Skenderaj – Drenas

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Skenderaj – Drenas, përkatësisht në fshatin Gllobarë.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ai ka thënë se të vdekur janë një grua dhe një fëmijë, ndërkaq tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore të cilët po trajtohen në QKUK.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident rreth orës 14:00, dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime”.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, deklaroi Borovci.

Borovci shtoi se trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq, sipas raportit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit ky është aksidenti i dytë me fatalitet. Po ashtu 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksident trafiku me dëme materiale.

Gjithashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1239 tiketa./Telegrafi/