Site icon Telegrafi

Rapid Bukuresht e ka në ‘radar’ Drilon Hazrollajn – e konfirmon drejtuesi i klubit rumun

Rapid Bukuresht nuk ka hequr dorë nga Drilon Hazrollaj dhe do të futet në garë sërish në verë për anësorin që luan te FC Malisheva. 

Rreth një muaj më parë kishte lajme se klubi i njohur rumun e kishte në listë dhe këtë e ka konfirmuar sot Victor Angelescu. 

Aksioneri i Rapid Bukuresht gjithashtu ka thënë se Rapid nuk ka insistuar për një transferim të Drilon Hazrollajt këtë dimër, por ka bërë të ditur se situata mund të jetë ndryshe në verë. 

“Ishte në listën tonë. Nuk insistuam ta sillnim këtë dimër. Ndoshta në verë.Ne kemi shumë lojtarë në listë”, ka thënë Victor Angelescu për nga Digi Sport. 

Skuadra rumune thuhet se ka dorëzuar një ofertë në janar për futbollistin kosovar, por FC Malisheva ka kërkuar 1 milion euro.  Nëse ky transferimi do të ndodh, do të ishte më i larti ndonjëherë në futbollin tonë.  

Drilon Hazrollaj është në formë të jashtëzakonshme, ku sezonin e kaluar ai arriti të shënojë 28 gola dhe të japë 11 asistime në 36 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat. 

Lexo po ashtu Rapid Bukureshti po mendon të paguajë 1 milion euro për Drilon Hazrollajn

Arritjet kanë vazhduar edhe në sezonin aktual, në të cilin lojtari i kërkuar nga Rapid ka shtatë gola dhe dy asistime në 20 ndeshje. 

Për Rapid Bukureshtin, tregu ynë ka dëshmuar se i sjell jashtëzakonisht fitime. 

Edhe Albion Rrahmani u transferua direkt nga Kosova, nga Ballkani, për 600 mijë euro dhe u shit vetëm një vit më vonë te Sparta Praga për 5 milionë euro . 

Një kosovar tjetër, Ermal Krasniqi, u ble nga CFR Cluj në janar të vitit 2024 për 1 milion euro dhe u shit tek Sparta Pragë gjashtë muaj më vonë, për dyfish e shumës. /Telegrafi/  

Exit mobile version