Claudio Ranieri ka përgënjeshtruar njoftimet se do të marrë drejtimin e Italisë duke thënë se dëshiron të pensionohet te Leicester City.
Strategu italian është duke e kryesuar Ligën Premier me ‘Foxes’ dhe kjo është befasia e këtij edicioni në Angli.
Meqenëse Antonio Conte do të largohet nga posti i përzgjedhësit të Azzurrëve pas ‘Euro 2016’, kanë filluar të qarkullojnë spekulime të ndryshme, mes tyre përmendet edhe emri i Ranierit.
“Jam mirë te Leicesteri dhe nuk po mendoj për të lëvizur. Mendoj se kjo do të jetë puna ime e fundit si trajner i një klubi”.
“Shpresoj të më japin një kontratë afatgjate, pesë ose gjashtëvjeçare dhe të pensionohem këtu”, ka theksuar strategu italian për Marca. /Telegrafi/