Roma ka arritur ta mposht Empolin (2-1) në ndeshjen e fundit të javës së 27-të.
Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin e ri të Romës, Claudio Ranierin që u emërua para disa ditësh.
Ndeshja nisi shumë mirë për Romën që arriti të shënojë që në minutë e nëntë me Stephan El Shaarawyn.
Sulmuesi mori një top jashtë zonës dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.
Por gëzimi zgjati vetëm tre minuta. Ishe Juan Jesus që shënoi në portën e tij me kokë për ta dërguar rezultatin në 1-1.
Por Roma nuk u dorëzua. Sulmet e tyre vazhduan pareshtur drejt portës së mysafirëve.
Isthe Patric Schick që shënoi me kokë në minutën e 34-të për ta dërguar rezultatin në 2-1.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dy Roma ishte më e ndrojtur, ndërsa Empoli tentonte herë pas here golin e barazimit.
Roma mbeti me dhjetë lojtarë kur në minutën e 80-të doli nga loja Alessandro Florenzi. Moment që i la keq djemtë e Ranierit.
Empoli shënoi gol në minutën e 89-të, por që u anulua nga VAR për një luajti me dorë brenda zonës.
Kjo fitore e dërgon Romën në pozitën e pesë me 47 pikë, tri më pak se Interit që është i katërti. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qAD8_hcuPLk