Site icon Telegrafi

Rangnick këshillon lojtarin që të mbetet në ekipin e tij pavarësisht interesimit të Man Utd

Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick e ka këshilluar Sasa Kalajdzicin që të qëndrojë në Stuttgart këtë sezon, mes raporteve se klubi i Ligës Premier, Manchester Unitedi po konsideron një lëvizje për sulmuesin.

Rangnick mori drejtimin e Unitedit në bazë të përkohshme në muajin nëntor pas shkarkimit të ish-trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.

Por, ai nuk ishte në gjendje të përmirësonte situatën e klubit, me Unitedin që përfundimisht përfundoi në vendin e gjashtë në Ligën Premier nën drejtimin e gjermanit.

57-vjeçari pritej të kalonte në një rol konsulent në fund të sezonit, por në vend të kësaj u largua nga klubi përgjithmonë pas emërimit të Erik ten Hag si menaxher.

Lexo po ashtu Man Utd ka katër emra për pasues të Ronaldos, Neymar i prinë listës

Gjermani tani është në krye të kombëtares austriake dhe ka këshilluar sulmuesin Kalajdzic, 25 vjeç, të qëndrojë me klubin e tij Stuttgart, pavarësisht interesimit të raportuar nga United.

“Është e rëndësishme që Sasa të mbetet pa lëndime këtë sezon dhe të stërvitet dhe të luajë në nivelin më të lartë të mundshëm”.

“Nëse ai qëndron në Stuttgart këtë sezon, nuk do të jetë e dëmshme për zhvillimin e tij”, ka thënë Rangnick për Sky Germany.

Manchester United është në mesin e një grupi klubesh që janë lidhur me një lëvizje për Kalajdzic, me menaxherin Ten Hag të etur për të forcuar opsionet e tij sulmuese.

Në total, Kalajdzic ka shënuar 24 gola në 58 ndeshje për Stuttgartin që kur u bashkua nga Admira Wacker në 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version