Derisa Dejan Kulusevski është duke lulëzuar te Tottenham Hotspur prej se u largua nga Juventusi, e njëjta nuk mund të thuhet për Aaron Ramseyn që po përballet me problemet e njëjta te Glasgow Rangers.
Uellsiani nuk ka arritur t’i tejkalojë shqetësimet që e ka penguar suksesin e tij te Zonja e Vjetër.
Prej se u huazua në Skoci, Ramsey ka regjistruar katër paraqitje për klubin e ri, vetëm një herë si startues edhe atë në kupë duke luajtur për një orë.
Në atë ndeshje që skuadra e tij e fitoi 3-0 kundër Annan Athletic, dhuroi një asistim. Më pas ka luajtur 14 minuta ndaj Hearts, 15 minuta kundër Hibs dhe katër minuta në Ligën e Evropës ndaj Borussia Dortmundit.
Porse, Ramsey as që është përfshirë në skuadrën e Rangers në tri ndeshjet e fundit zyrtare.
Kjo nuk është ndonjë befasi, pasi 31-vjeçari ka munguar edhe në ndeshjet e Bianconerëve, pjesë e të cilëve ishte në periudhën korrik 2019 – janar 2022. /Telegrafi/