Site icon Telegrafi

Ramsdale tërheq interesimin e Chelseat pas situatës së krijuar tek Arsenali

Chelsea raportohet se po planifikon një lëvizje ‘shokuese’ për portierin e Arsenalit, Aaron Ramsdale.

Reprezentuesi anglez, 25 vjeç, luajti një rol kyç për “Topçinjtë” sezonin e kaluar, pasi ata për pak nuk arritën te mposhtin Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta çuditërisht solli David Raya nga Brentford në huazim për ta sfiduar atë gjatë verës.

Pavarësisht se Ramsdale e nisi sezonin si zgjedhja e parë, spanjolli tani është bërë zgjedhja e preferuar e Artetës mes dy shtyllave.

Por 28-vjeçari ka duruar disa momente të vështira që prej ardhjes së tij dhe së fundmi u kritikua për golin që pësoi nga Mykhailo Mudryk në barazimin 2-2 ndaj Chelseat të shtunën.

“Blutë e Londrës” po vuajnë nga problemet e tyre me portierin, pavarësisht se kanë sjellë Roberto Sanchez nga Brighton.

Gabimi trashanik që bëri në derbi lejoi që Declan Rice të niste rikthimin e Arsenalit nga dy gola disavantazh dhe tani thuhet se trajneri Pochettino dyshohet se dëshiron ta përforcojë atë pozitë.

Gazetari Ben Jacobs thotë se Chelsea shpreson të përfitojë nga situata e Ramsdale dhe të nënshkruajë me ish-lojtarin e Bournemouth.

Portieri, i cili humbi derbin e Londrës në fundjavë për shkak se gruaja e tij Georgina solli në jetë fëmijën e tyre të parë, ftohet rregullisht në skuadrën e Anglisë nga Gareth Southgate.

Por ai e di se duhet të luajë vazhdimisht për të fituar një vend në aeroplanin për në Gjermani për Euro 2024 dhe për të sfiduar Jordan Pickford./Telegrafi/

Exit mobile version