Telegrafi

Ramos: Në evropian hap pas hapi

Sergio Ramos ka kërkuar që Spanja t’i marrë gjërat hap pas hapi.

Kapiteni i Real Madridit ka folur në një darkë ku vëllali i tij ka lansuar agjencinë e tij të menaxhimit të lojtarëve.

“Nuk dua të analizoj se kush është dashur të jetë në kombëtare e kush jo. Del Bosque meriton respekt. Ai i bën zgjedhjet”.

“Ne jemi krenar që jemi në këtë nivel me kkombëtaren dhe shpresoj se do të arrijmë diçka historike duke fituar për të tretën herë radhazi kampionatin. Ne duhet të shkojmë hap pas hapi, ne duhet të startojmë mirë sepse kemi tri kundërshtarë të rrezikshëm”, u shpreh Ramos. /Telegrafi/