Në ceremoninë e organizuar sot në Zajaz për varrimin e mbetjeve mortore të viktimave shqiptare nga masakrat nga viti 1913 e deri pas Luftës së dytë botërore, i pari i cili ka marrë fjalën ishte specialisti i forenzikes, Agim Ramadani, i cili dha shpjegime rreth analizave të skeletëve të trupave të gjetur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Me armë të ftohta dhe me armë zjarri, mijëra skelete që dilnin nga qindra trupa. Të gjithë skeletët rezultuan të jenë të gjinisë mashkullore, përveç një trupi që i përkiste gjinisë femërore. Mosha e personave të vrarë ka qenë 20 deri 50 vjeçarë, dhe gjatësi jo më e vogla se 180 centimetra. Kjo sipas ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare është gjenocid”, tha në fjalimin e tij Agim Ramadani, anëtar i Këshillit hetues./Telegrafi/