Qeverinë e re e pret shumë punë, ajo duhet të jetë dinamike dhe me kapacitet të plotë t’u qaset reformave vlerëson analisti politik Ismet Ramadani. Sipas tij, për t’i arritur të gjitha këto qeveria e re ka një avantazh më shumë në raport me qeverinë e kaluar sepse reflekton ndikim në gjithë vendin përfshirë edhe shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo qeveri ka shumë detyra, duhet të jetë shumë dinamike duhet të krijojë kapacitet politik dhe kapacitet intelektual dhe ekspertësh të cilët do t’u qasen reformave. Për dallim nga kryeministri i mëparshëm Gruevski, Zaev ka në afinitet inkluziviteti dhe kjo qeveri do të jetë qeveri e cila do të shtrihet me ndikimin e vet në gjithë Maqedoninë pra nuk do të ketë ndarje zonash. Në qoftë se institucionet kanë qasje pozitive ndaj qytetarëve shqiptarë, atëherë është shumë e pritshme që edhe shqiptarët të kthejnë besimin në institucione”, deklaroi për TVM2, Ismet Ramadani./Telegrafi/