Trajneri i Gjilanit, Zekirija Ramadani ndihet i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij pas barazimit të sotëm (e diel) në kuadër të Albi Mall Superligën së Kosovës.
Gjilani ishte afër një fitore të madhe në shtëpi ndaj Llapit, pasi ishin dy herë në epërsi, por në fund ndeshja u mbyll me barazim 2-2.
“Mund të them se jam shumë i kënaqur me një pikë. Jam i lumtur që nuk humbëm takimin”, ka thënë fillimisht Ramadani pas ndeshjes.
“Ndeshja ishte interesante. Dy herë ishim në avantazh por nuk mundëm ta mbajmë epërsinë deri në fund”.
“Jam i bindur se sikur Llapi të ishte në avantazh lojtarët çdo dy minuta do të ishin shtrirë. Kjo nuk ndodhi me skuadrën tonë”.
Ramadani ka folur edhe për gjyqtarin Genc Nuza, i cili në fund nuk dha një penallti, pas rishikimit të situatës në VAR.
“Tha se kishte kontakt por nuk e jap këtë penallti”, përfundoi trajneri i Gjilanit. /Telegrafi/