Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Paris, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Emmanuel Macron.
Ai ka publikuar në Facebook pamjet e mbërritjes së tij, ku i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, kryeministri zbret nga avioni, ndërsa priten me një ceremoni zyrtare.
“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.
Kujtojmë se në fillim të kësaj jave, presidenti serb Aleksandër Vuçiç vizitoi Francën, ku u takua me presidentin Emmanuel Macron dhe mori premtime pozitive për sa i përket interesimit serb për blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale. /Telegrafi/