Jehona e atleteve të kryeministrit shqiptar Edi Rama në samitet e NATO-s vijon edhe në samitin e Uashingtonit.
Duket se Rama e ka kthyer në rutinë veshjen e atleteve të bardha me kostum në takimet me liderët e NATO-s. Një detaj që gjithmonë nuk i shpëton opinionit publik dhe medias vendase dhe ndërkombëtare.
Mënyra e veçantë e prezantimit të Ramës dhe veshja aspak protokollare e tij u shfaq sërish. Atletet e bardha të kryeministrit kanë bërë sërish xhiron e rrjeteve sociale.
Në një video që qarkullon në media duket se atletet e Ramës nuk i kanë shpëtuar vëmendjes edhe nga Presidenti francez Emanuel Macron, i cili nuk ka hezituar që ti japë një shenjë “aprovimi” sapo e ka parë kryeministrin shqiptar. /Telegrafi/
👟👌 Atletet e bardha të Ramës marrin vëmendjen e liderëve në samitin e NATO-s, kryeministri merr “aprovimin” nga Macron#Telegrafi #EdiRama #Shqipëri #Macron #NATO pic.twitter.com/uK04o0bEbV
— Telegrafi.com (@Telegrafisti) July 11, 2024