Site icon Telegrafi

Rama në samitin e NATO-s në Madrid, merr pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot pamjet e mbërritjes në samitin e NATO-s në Madrid.

Në një video të shpërndarë në faqen e tij të Facebook-ut, Rama shihet i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama duke hyrë në pritjen e organizuar nga Mbreti dhe Mbretëresha e Spanjës.

“Me këtë moment të hyrjes në pritjen e organizuar mbrëmë nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Letizia, për mirëseardhjen e udhëheqësve të shteteve pjesëmarrëse në Samitin e NATO-s, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Rama publikoi mbrëmjen e djeshme edhe foton e flamujve të shteteve anëtare në samitin e NATO-s.

“Hajde thuaj po deshe që s’është më i bukuri ky i pari. Madrid, Pallati Mbretëror”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Madrid. Pjesë e delegacionit është edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

MEPJ njoftoi sot se, ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologë të Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.

Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordësimi mbi Konceptin Strategjik 2022. /Telegrafi/

Hajde thuaj po deshe që s’është më i bukuri ky i pari???❤️

*Madrid, Pallati Mbretëror

Posted by Edi Rama on Tuesday, 28 June 2022

 

Exit mobile version