Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama doli sërish sot në rubrikën e tij “sy m’sy” me popullin.
Ai e nisi lidhjen duke kujtuar me humor incidentin në lidhjen e mëparshme ku goditi tavolinën dhe nxori disa të shara pas disa probleme teknike.
Rama e ka kthyer në humor goditjen e tavolinës. Edhe sot ai ka goditur tavolinën, këtë herë me vetëdije, si për të tërhequr vëmendjen nga situata e këtyre ditëve pas arrestimit të kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Më tej në lidhjen me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama e ka mbrojtur veprimin e tij duke thënë se vetëm duke i rënë tavolinës kryhen punët dhe se do të vazhdonte ti binte tavolinës sa herë që do të duhet të bëjë këtë gjë. /Telegrafi/