Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media ka folur për sukseset që ka pasur gjatë qeverisjes së tij, dhe po ashtu edhe për sfidat.
Rama para mediave ka folur edhe për problemin me qentë endacakë, ku tha se duhet bashkëpunim të mirëfilltë që edhe me nivelin qendror për zgjidhjen e këtij problem.
“Kemi dhënë më shumë se 600 qenë për adoptim, dhe kemi shumë kërkesa. Uroj që ky vit të jetë bashkëpunues me nivelin qendror, shpresoj të kemi bashkëpunim të mirëfilltë, duhet planifikim të përbashkët ta zgjedhim problem”, ka deklaruar Rama.
Rama bëri thirrje që Qeveria të këtë më shumë prioritet Prishtinën.
“Kosova është e varur nga buxheti që vjen nga Prishtina, është motor i fortë, dhe duhet ti jepet prioritet. Shpresoj në vitin 2025 të kemi reflektim dhe t’i jepet mbështetje këtij projekti madhor Unazës së Kryeqytetit”, theksoi ai.
Kryetari i Prishtinës, ka treguar edhe për disa projekte tjera që sipas tij, po bllokohen dhe nuk po e marrin mbështetjen e duhur.
Gjithashtu, ai ritheksoi edhe njëherë se Komuna e Prishtinës ka mbetur pa vetura, sipas tij, për shkak të papërgjegjshmërisë së Qeverisë.
“Lutem që qeveria të reflekton”, tha ndër tjera ai. /Telegrafi/