Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e kompanisë me përvojë ndërkombëtare ‘Synergy International’ me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Rama thotë se vizita ka qenë e rëndësishme me theks në energjinë e ripërtëritshme si një shtyllë kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm.
“Një vizitë e rëndësishme me theks në energjinë e ripërtëritshme si një shtyllë kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm. Kompania me përvojë ndërkombëtare ‘Synergy International’ me seli në Mbretërinë e Bashkuar 🇬🇧 shfaqi gatishmërinë e saj për të kontribuar në projekte që promovojnë energjinë e pastër dhe inovacionin teknologjik”, ka shkruar ai.
Tutje, ai shton se “Bashkëpunime të tilla nënvizojnë rëndësinë e zgjidhjeve të qëndrueshme për të ardhmen dhe rolin e partneriteteve globale në këtë drejtim”./Telegrafi/