Site icon Telegrafi

Rakitic pranë largimit nga Spanja pas 13 vitesh, transferimi i tij në Arabi çështje kohe

Ivan Rakitic po kalon orët e fundit si lojtar i Sevillas. 35-vjeçari është shumë afër që t’i jap fund periudhës së dytë në klubin andaluzian, pasi u transferua aty nga Barcelona në vitin 2020.

Rakitic ka qenë një startues i rregullt për Sevillën gjatë viteve të fundit, përkundër faktit se shumë trajnerë u ndërruan dhe ai vetëm sa po i afrohej fundit të karrierës.

Sidoqoftë, ai ka pasur një rol dytësor në ekip që prej emërimit të Quique Sanchez Flores në krye të klubit dhe tani koha e tij në klub do të përfundojë së shpejti.

Kjo për shkak se kroati është shumë afër nënshkrimit për Al-Shabab, aty ku do të gjejë ish-bashkëlojtarin e tij tek Atletico Madridi, Yannick Carrasco.

Mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se Rakitic tashmë i ka dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve të tij tek Sevilla, ani pse bisedimet me klubin arab ende janë duke vazhduar.

Eksperienca e Rakiticit do të jetë një mungesë e madhe për Sevillën, edhe pse klubi kishte blerë zëvendësimin e tij gjatë këtij afati kalimtar, duke transferuar dyshen Lucien Agoume dhe Hannibal Mejri./Telegrafi/

Exit mobile version