Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, përfshirë edhe ato në nivel komunash.
Krahasimi i këtyre të dhënave me ato të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, nxjerr në pah uljen e numrit të banorëve për rajonin e Pejës përafërsisht afro 30 mijë banorë më pak.
Qyteti i Pejës ka pësuar rënie nga regjistrimet e vitit 2011 me rreth 13 mijë banorë.
Komuna që më së shumti ka rënie pas Pejës nga rajoni është ajo e Deçanit e cila ka ulje me mbi 12 mijë persona, raporton Telegrafi.
Klina dhe Istogu që kanë rënie me mbi 6 mijë respektivisht 7 mijë banorë.
Të dhënat preliminare nga ASK-ja për vitin 2024 për numrin e banorëve në komunat e rajonit të Pejës janë:
Peja: 82,661 banorë
Istogu: 33,066 banorë
Klina: 30,574 banorë
Deçani: 27,758 banorë
Ndërsa në krahasim me vitin 2011 të dhënat nga ASK janë si në vijim:
Peja ka 13,789 banorë më pak
Istogu: 6,223 banorë më pak
Klinë: 7,922 banorë më pak
Deçan: 12,261 banorë më pak
Sipas ASK-së, numri i popullsisë i regjistruar në Kosovë, ku nuk përfshihet diaspora është 1,586,659 banorë rezidentë. /Telegrafi/