Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se pas më shumë se 20 vitesh ka filluar të asfaltohet rruga “Orana”.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se vlera e investimit për këtë rrugë është 193 mijë euro.
“Kjo rrugë edhe pse kërkesë e kamotshme, nuk ka gjetur për gjatë kohë përgjigje, kurse ne po e përfundojmë”, ka shkruar Rahimaj.
Në vitin 2020 janë publikuar edhe pamje ku shihet përpjekja e banorëve të lagjes për ta mirëmbajtur rrugën.
Ndryshe, rruga “Orana” gjendet në fshatin Busavatë të Kamenicës. /Telegrafi/.