Milani përsëri po lidhet me një goditje të janarit për mesfushorin e Barcelonës Rafinha, por përballet me konkurrencë të fortë nga gjiganti anglez, Arsenali.
24-vjeçari braziliani ka qenë në radar të ekipeve të mëdha evropiane për disa vjet, por gjithmonë ka zgjedhur të qëndrojë në Camp Nou, klubin në të cilin ai u rrit.
Por, Rafinha mundet të shikoj mundësinë e largimit nga gjiganti katalunas pasi asnjëherë nuk po arrin të bëhet pjesë e rregullt e formacionin titullar.
Sipas Super Deporte, Rafinha është në listën e largimeve gjatë afatit kalimtar të transferimeve të janarit.
E gjithë kjo vjen pasi ai është jashtë deri në dhjetor me një dëmtim të ligamentit të gjurit dhe nuk ka luajtur akoma këtë sezon.
Milani është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij dhe një huazim me opsionin blerje do të ishte ideale për Rossonerët.
Megjithatë, Arsenali gjithashtu është i interesuar, pasi e shohin Rafinhan një kandidat serioz për të zëvendësuar Mesut Ozilin, i cili pritet të largohet nga Emirates.
Çmimi i Rafinhas besohet të sillet rreth 25-30 milionë euro. /Telegrafi/