Site icon Telegrafi

Raffaella Fico thotë se nuk u martua me djalin e Moggit për shkak të mospërputhjes së mendimeve

Raffaella Fico (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Raffaella Fico dhe Alessandro Moggi, djali i Luciano Moggit, u rikthyen në krahët e njëri-tjetrit dhe ishin gati për të shpallur datën e martesës.

Por, sipas disa zërave të fundit, marrëdhënia e tyre është në krizë. Ai është parë në shoqërinë e një bukurosheje tjetër, ndërsa ajo i ka fshirë fotografitë e tij në rrjetet sociale.

Pas krizës, ish-e dashura e Mario Balotellit (me të cilin ka një vajzë), është shprehur se bëhej fjalë për “mospërputhje mendimesh” – transmeton SuperSport.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Raffaella Fico

“Në përfundim të një historie nuk është gjithmonë i njëjti motiv (tradhtia). Nuk shkuan në altar për shkak të një serie mospërputhjesh mendimesh dhe krizës në çift”.

“Kur u kontaktova nga GF VIP dhe fola për martesën, u shtuan mosmarrëveshjet. Alessandro ishte krejtësisht kundër idesë për t’u martuar”, ka thënë Fico.

Exit mobile version