Site icon Telegrafi

Rafet Prekazi publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Austrinë dhe Andorrën, spikasin disa ardhje të reja

Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës.

Ndeshjet do të zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.

Nga Superliga janë ftuar emra si Blend Baftiu e Mirlind Daku nga Ballkani, Lumbardh Dellova e Qëndrim Zyba nga Prishtina, Muharem Jashari nga Trepça ’89, Valmir Veliu nga Llapi dhe Florian Smakiqi nga Feronikeli.

Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00. /Telegrafi/

 

Exit mobile version