Telegrafi

Radio Dukagjini fillon me ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike

Nxënësit e mirë e që kanë probleme financiare gjatë studimeve do të mund të fitojnë bursa. Kjo do mundësohet nga Radio Dukagjini.

Emisioni Radar tashmë ka filluar ndarjen e këtyre bursave, ku hyjnë shpenzimet e nevojshme për studime.

Që në ditën e parë të kësaj iniciative ka ndër tri të tilla.

Rastet konfirmohen nga ekipi dhe vazhdohet me procedurat e nevojshme për të mbuluar ato shpenzime. Kjo vlen për studentët e universiteteve publike.

Kjo do të bëhet në baza mujore. Detajet në videon më poshtë. /Telegrafi/