Një 37-vjeçar, shtetas egjiptian është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Fierit.
Sipas njoftimit të policisë ai ishte punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Gjithashtu bëhet me dije se shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/