Site icon Telegrafi

Ra në kontakt me rrymën derisa po punonte, humb jetën 34 vjeçari nga Malisheva

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një punëtor i një kompanie ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00 dhe se viktima është një 34 vjeçar, i cili sot ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Me datën 12.10.2024 ,rreth orës 10:00 policia është informuar se një person mashkull (V.R. 34 vjeç, nga Seniku i Malishevës), kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Prizren, patrolla policore ka shkuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, aty  nga mjekët dhe dëshmitarët është  informuar se  viktima është në  gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se viktima gjatë kohës që ishte duke punuar në ndërtimtari në fshatin Piranë, Prizren kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike”, ka thënë Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se në lidhje me rastin janë njoftuar njësia e hetimeve dhe forenzikës të cilët kane dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu në vendngjarje kanë dal edhe inspektori punës dhe ekspert nga KEDS-s, dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rast.

“Më vonë me datë 13/10/2024 në ora 04:00 të mëngjesit nga Spitali Rajonale i Prizrenit, policia është informuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë . Patrulla policore dhe hetuesit kujdestar janë  konsultuar me prokurorin  i cili ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë . Rasti mbetet nën hetime në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Prizren”, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version