Një qytetar ka shprehur pakënaqësi për rrugën e dëmtuar në lagjen e komuniteteve rom në Kamenicë.
Ai këtë ankesë e ka adresuar përmes platformës ndreqe.com, derisa ka publikuar edhe pamje të rrugës së dëmtuar.
“Rrugë e dëmtuar në lagjen e komunitetit rom në Kamenicë”, thuhet në njoftim.
Platforma ndreqe.com mbetet njëra nga adresimet për qytetarët që duan të raportojnë problemet dhe sfidat me të cilat përballen në komunitetet e tyre. /Telegrafi/