Platforma ndreqe.com ka njoftuar se Komuna e Kamenicës ka rregulluar shenjës e rrëzuar të rrugës në afërsi të qendrës së qytetit.
Qytetarët e kësaj komune patën raportuar për dëmtim të shenjave rrugore në Kamenicë, dhe si rezultat komuna ka ndërmarrë masa ndaj ankesave të tyre, duke e rregulluar njërën nga shenjat e dëmtuara.
Pasi u rregullua, zyrtarët komunal i përcollën edhe fotografi nga terreni në adresë të platformës ndreqe.com
“Platforma ndreqe.com falënderon Komunën e Kamenicës për bashkëpunimin në rregullimin e ankesave të qytetarëve, ndërsa këta të fundit i inkurajon që të vazhdojnë edhe më tutje raportimin”, thuhet në njoftim të ndreqe.com /Telegrafi/