Site icon Telegrafi

Qytetarët e Kamenicës ankohen për rrugët e dëmtuara – kërkojnë ndërhyrje urgjente

Qytetarë nga Kamenica kanë paraqitur ankesat e tyre për dëmtimë rrugore në disa pjesë të qytetit.

Përmes platformës ndreqe.com, ata kanë theksuar se gropat në rrugë përveç që po i dëmtojnë veturat, por shkaktojnë edhe rrezik për banorët.

“Ju lutemi komunës që ta mbyllin gropën në rrugë pasi që po pengon shumë komunikacionin rrugor, ku gjthashtu po i dëmton edhe veturat”, ka shkruar një qytetar.

Një ankesë të njejtë e ka adresuar edhe një qytetar për një gropë në rrugë në një fshat të Kamenicës.

“Gropë në Rr. Nëntori i Parë në fshatin Muçivërc, Kamenicë”, ka shkruar ai.

Platforma ndreqe.com vazhdon të shërbejë si një kanal i rëndësishëm për qytetarët që të raportojnë probleme në zona publike, të cilat shpesh përbëjnë rrezik për sigurinë e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version