Site icon Telegrafi

Qytetarët e Gjakovës propozojnë ide në kuadër të programit “Kontrata Sociale”

Komuna e Gjakovës me programin “Kontrata Sociale”, program ky i cili po implementohet nga USAID, ka arritur që të mbledhë disa qytetarë të cilët kanë  pasur mundësi të propozojnë idetë e tyre, për investime dhe projekte të cilat sipas tyre janë të nevojshme për Komunën e Gjakovës.

Përmes këtij takimi qytetarët e Komunës së Gjakovës, kanë arritur që të propozojnë rreth 30 ide, të cilat pas verifikimit dhe harmonizimit të tyre me kriteret e përcaktuara paraprakisht janë mbledhur dhe pritet të votohen në një takim të radhës, i cili do të mbahet me datë 18 dhjetor 2024, dhe ideja që do të përzgjidhet nga vetë qytetarët do të realizohet gjatë vitit 2025.

Komuna e Gjakovës e ka futur si pjesë të pashmangshme praktikën e Buxhetimit me Pjesëmarrje, si një mundësi e mirë e pjesmarrjes direkte të qytetarëve në vendimarrje.

Përmes projektit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, këtë vit për herë të parë qytetarën kanë përzgjedhur 3 projekte në vlerë totale 150 mijë Euro, buxhet ky që pritet të rritet gjatë secilit vit. /Telegrafi/

Exit mobile version