Gareth Bale ka bërë një debutim mbreslënës për klubin e tij të ri Los Angeles FC pasi hyri si zëvendësues në fitoren e tyre ndaj Nashville.
Lojtari 33-vjeçar kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje njëvjeçare me skuadrën e MLS pasi u largua nga Real Madridi në fund të kontratës së tij në Bernabeu.
Kapiteni i Uellsit u emërua në bankinë kundër Nashville të dielën dhe u inkudrua në minutën e 72- të.
Me prekjen e tij të parë në ndeshje, Bale prodhoi një lëvizje që befasoi një lojtar kundërshtar dhe organizoi një sulm LAFC.
Ai shfaqi cilësi të tjera të talentit të tij gjatë paraqitjes së tij të shkurtër, pasi LAFC rezultoi fitues 2-1 falë golave të Cristian Arango dhe Jose Cifuentes.
Not a bad first touch, @GarethBale11. 👀#NSHvLAFC 1-2 pic.twitter.com/7tUYFg8y2D
— LAFC (@LAFC) July 18, 2022
Mbrojtësi italian Giorgio Chiellini, i cili së fundmi iu bashkua LAFC pas largimit nga Juventus, bëri gjithashtu paraqitjen e tij të parë për klubin.
Fitorja për LAFC i mbajti ata në krye të Konferencës Perëndimore MLS, një pikë larg Austin me një lojë më pak. /Telegrafi/