Nuk është e thënë kot se kur je ‘i/e uritur’ nuk je vetvetja, prandaj pas një mëngjesi, dreke dhe darke të shijshme dhe të bollshme filloni të funksiononi në kushte normale.
Por, a e keni menduar ndonjëherë se nga dhe si vjen procesi dhe përgatitja e ushqimit aq të shijshëm në tryezën tuaj e sidomos ato nga themeloret që nuk mund ta fillosh mëngjesin, drekën dhe darkën pa to?!
E kemi fjalën për produktet e qumështit (kos, djath, jogurt, ajran dhe qumësht), më saktësisht kënaqësitë e produkteve vendore ato të Qumështores Vita.
Qumështorja Vita është pjesë e tryezave tona që nga viti 2003, duke u bërë kështu një anëtar i besueshëm i familjeve tona, një familje e dytë e jona. Kjo qumështore siguron që ne të kemi gjithmonë produkte qumështi të freskëta me cilësi të lartë si pjesë e vakteve tona të përditshme.
Që ne të furnizohemi me produkte të freskëta, kujdesen më shumë se 1500 fermerë të cilët punojnë me plotë dashuri për tokën, bagëtinë, higjenën, cilësinë e shumë procese tjera të detajuara deri tek paketimi i produkteve.
Përveç punës së palodhshme të fermerëve, çdo proces është i menduar detajisht falë teknologjisë së lartë dhe të avansuar si Tetra Pak, Primodon, Alfa Laval dhe Trepko.
Po ashtu, Qumështorja Vita posedon laboratorët më cilësorë ku atje bëhen analizat e detajuara të qumështit që para se të arrijë në tryezën tuaj dhe njësoj kontrollohet detajisht përmes makinerive të prodhuesve më të mirë botërorë.
Qumështorja Vita, bën më të mirën që secili produkt të garantoj kualitetin e merituar për secilën familje. Nga ferma në tryezën tuaj, çdo hap bëhet me kujdesin maksimal për t’u siguruar që të merrni vetëm më të mirën.
Vita, burim i jetës!