Përgatiten shumë shpejt dhe lehtë, kështu që për një drekë të shijshme nuk ju duhet shumë kohë dhe mund.
Përbërësit:
▪ 300 g mish të bluar,
▪ një kore buke në qumësht,
▪ 1 qepë,
▪ 3 thelpinj hudhre,
▪ fletë majdanozi,
▪ 1 vezë,
▪ kripë, piper,
▪ 1 lugë e vogël spec të bluar, mund edhe i spec i shtypur.
Përbërësit për salcë:
▪ vaj,
▪ 1 lugë miell,
▪ 200 ml domate te zier,
▪ keçap.
Shtesa: patate e zier.
Përgatitja:
Në pak vaj fërgoni një lugë miell dhe qiteni në domate, shtoni pak keçap dhe ujë që salca të tëhollohet pak.
Shtoni erëzat, nëse ju duket që ushqimi është pak i tharbët, shtoni pak sheqer.
Si shtojcë, zieni disa patate dhe hidhjani sipër dhe sipër tyre këtë salcën e magjishme. Mund të përdorni edhe pure patateje.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.