Edhe pse Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me Qipron për t’u dhënë anijeve të saj të marinës qasje në portet e vendit mesdhetar, Nikozia këtë javë i ndaloi pesë prej tyre të ankorohen për shkak të pushtimit në Ukrainë.
Kështu raportuan mediat qipriote, duke shtuar se burimet diplomatike konfirmuan se Qiproja nuk lejoi ankorimin e pesë anijeve me një vizitë të planifikuar në portin e Limasolit.
Këto ishin fregata dhe varka mbështetëse që do të ankoroheshin për qëllime karburanti.
#Cypriot authorities annulled permission for four #Russian warships to enter the island's ports. pic.twitter.com/ybI3FSs5Gk
— NEXTA (@nexta_tv) March 5, 2022
Për shkak të pushtimit të Moskës në Ukrainë, Qiproja – së bashku me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Evropian – tani kanë një ndalim për anijet ruse që hyjnë në portet e bllokut. Masa synon të forcojë kufizimet detare pas ndalimit të trafikut ajror.
Ministria e Jashtme në Nikosia njoftoi Rusinë me një notë verbale se për shkak të zhvillimeve të zymta në Ukrainë është pezulluar marrëveshja për sigurimin e objekteve dhe një leje ankorimi.
Kjo i detyroi anijet ruse të kërkonin një port tjetër për furnizim me karburant, thuhet gjithashtu në raport. /Telegrafi/