Site icon Telegrafi

Qindra shtëpi janë djegur në Kolorado për shkak të zjarreve – evakuohen dhjetëra mijëra njerëz

Dhjetëra mijëra njerëz janë evakuuar dhe qindra shtëpia janë djegur për shkak të zjarreve në Kolorado të SHBA-së.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zjarret e shpejta po ndodhin në Boulder County, në veri të Denverit.

Rreth 30 mijë njerëzve në qytetet Louisville dhe Superior iu thanë të largoheshin nga shtëpitë e tyre të enjten.

Ndërkohë, gjendje e jashtëzakonshme është shpallur nga Guvernatori Jared Polis.

“Ky zjarr është një forcë e natyrës”, ka thënë ai.

“Shpresojmë që erërat të ndalen, që moti të ndryshojë”, u shpreh Polis. “Ata që preken drejtpërdrejt dijeni se nuk jeni vetëm”.

Erërat me shpejtësi deri në 169 kilometër për orë janë duke shkaktuar flakët në të gjithë rajonin pas një thatësire historike. /Telegrafi/

Exit mobile version