Site icon Telegrafi

Qeveria zvicerane u bën thirrje votuesve të refuzojnë referendumin mbi ndalimin e përdorimit të mbulesës

Qeveria zvicerane u ka bërë thirrje qytetarëve që të refuzojnë propozimin për ndalimin e mbulimit të plotë të fytyrës nga femrat myslimane.

Siç raporton euronews, qytetarët zviceranë do të votojnë për propozimin me të cilin ndalohet mbulesa e njohur si burka dhe nikab në hapësirat publike – duke organizuar referendum gjatë 27 marsit, transmeton Telegrafi.

Por Këshilli Federal dhe Parlamenti kanë rekomanduar refuzimin e një iniciative të tillë, me arsyetimin se ndalimi do të ndikonte në turizmin e vendit.

“Mbulimi i fytyrës është një fenomen margjinal në Zvicër”, thuhet në kumtesën e qeverisë zvicernae. /Telegrafi/

Exit mobile version