24Vesti bën të ditur se Qeveria e Maqedonisë ka filluar procedurat për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo procedurë vjen pas thirrjeve të kryeministrit Zoran Zaev drejtuar Zvërlevskit që të dorëhiqet.
Sipas procedurës, pas një mendimi paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publik, Qeveria propozon në Kuvend një kandidat tjetër për kryeprokuror./Telegrafi/