Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sajt të fundit njofton se ka themeluar Komisionit Ekzekutiv për themelimin e Fondit Sovran.
Sipas Qeverisë, ky Komision është formuar si parakusht për formimin e këtij Fondi.
“Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi propozim-vendimin për themelimin e Komisionit Ekzekutiv me qëllim të propozimit dhe hartimit të parimeve themelore, si parakusht për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në bazë të planit të Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. /Telegrafi/