Libri i Rekordeve Guinness, siç njoftoi të mërkurën shoqata joqeveritare 35 milimetra, filloi procesin e vlerësimit të iniciativës së tyre për të shpallur qeverinë e Malit të Zi një rekordmen në një kategori të re – densitetin më të lartë të pushtetit ekzekutiv për kokë banori.
Pas ri-formatimit të fundit, qeveria malazeze ka 34 anëtarë dhe është qeveria me më së shumti ministri në historinë e atij vendi. Mali i Zi ka rreth 620 mijë banorë.
Kështu, sipas vlerësimit të organizatës joqeveritare, Mali i Zi ka 0.0000537 zyrtarë ekzekutivë për kokë banori, raporton index.hr.
“Ose, në terma laikë, mrekullia jonë administrative botërore e një qeverie ka 34 zyrtarë ekzekutivë për 633,158 persona, domethënë për çdo 18,627 njerëz kemi një mbrojtës të demokracisë së pushtetit ekzekutiv”, njoftoi shoqata 35 milimetra.
Ata bënë një krahasim me Republikën e Kroacisë, e cila ka 18 përfaqësues të qeverisë për 3,871,833 banorë, pra një përfaqësues qeveritar për 215,101 banorë.
Ata bënë edhe një krahasim me Gjermaninë, e cila ka 17 përfaqësues të qeverisë, pra një për çdo pesë milionë banorë. /Telegrafi/