Site icon Telegrafi

Qeveria komunale e Prizrenit vlerëson sukseset e vitit 2024 dhe synon arritje të reja në këtë vit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kryetari Shaqir Totaj ka zhvilluar takimin e parë për këtë vit me drejtorët e Ekzekutivit lokal, duke reflektuar mbi sukseset e vitit 2024 dhe si dhe për të shpalosur pritjet për këtë vit.

Aty është theksuar se Komuna e Prizrenit ka arritur një performancë pozitive, duke realizuar 96.81% të buxhetit të përgjithshëm, që sipas qeverisë komunale është një tregues i angazhimit për të përmbushur projektet në shërbim të interesit publik.

“Viti që sapo e kemi filluar do të jetë edhe më i mirë se viti i kaluar, gjithmonë me prioritet ngritjen e cilësisë së jetës së bashkëqytetarëve tanë”, ka thënë kryetari Totaj gjatë takimit, raporton Telegrafi.

Në takim janë diskutuar planet për vitin 2025, me fokus në zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, shërbimeve publike dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë kryetari Totaj ka përkujtuar rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të drejtorive për të arritur objektivat e vendosura dhe për të përmbushur nevojat e qytetarëve të Prizrenit. /Telegrafi/

Exit mobile version