Telegrafi

Qeveria ka konstatuar se Lotaria Shtetërore në kundërshtim me ligjin ka dhënë licenca për kompani që merren me organizimin e lojërave të fatit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se Lotaria Shtetërore në kundërshtim me ligjin ka dhënë licenca për kompani që merren me organizimin e lojërave të fatit.

Për veprimet e këtij institucioni do të njoftohen organet ligj zbatuese.

Ndërkohë ministria e Financave ka arsyetuar para organi ekzekutiv vendimin për t’i marrë licencën kompanisë “Arena Gaming” mbi arsyet për veprime jo ligjore dhe shmangie nga tatimi i obliguar ligjor.

Resori i Financave akoma nuk ka sjell mendim autentik mbi nenin 7 të Ligjit për lojërat e fatit përmes të cilit pretendohet detektimi dhe sekuestrimi i licencave për disa shoqëri aksionare që organizojnë lojëra të fatit online dhe kazino.