Site icon Telegrafi

Qeveria italiane e hapur si nikoqire për ‘duelin e titanëve’ mes Musk dhe Zuckerberg në Koloseumin e Romës

Një zyrtar nga qeveria italiane ka kontaktuar Mark Zuckerberg për organizimin e një dyluftimi të UFC-së kundër Elon Musk në fushëbetejën më legjendare në botë, Koloseumin e Romës, raporton TMZ.

Burimet e afërta për TMZ kanë bërë të ditur se ministri i kulturës kishte biseduar me Zuckerberg disa ditë më parë rreth organizimit të asaj që mund të jetë si dyluftimi më i madh në historinë e botës në teatrin më fantastik të dyluftimeve në histori.

Tutje burimet thonë se Elon e gjithashtu Mark do të dëshironin që dyluftimi mes tyre të zhvillohet në Koloseum. Nga TMZ bëjnë me dije se personat e afërt me Zuckerberg e kanë përcjellë mesazhin tek Dana White, zyrtarët e së cilit kanë kontaktuar me ministrin, përcjell Telegrafi.

Sa i përket vetë vendit të ngjarjes – një nga 7 mrekullitë e botës – nuk ka pasur ngjarje të mëdha të mbajtura brenda amfiteatrit gati 2,000 vjeçar në shumë vite, dhe vetëm disa qindra spektatorë mund të ulen në ulëse të përkohshme brenda teatrit.

Por është e paqartë se ku do të mund të mbahej dyluftimi mes Musk dhe Zuckerberg – brenda apo jashtë Koloseumit.

Burime të shumta të afërta për TMZ-në deklaruan se dyluftimi mes tyre do të mbahet me të vertetë. Në raport tutje thuhet se Musk dhe Zuckerberg janë “all-in” sa i përket dyluftimit, dhe se kanë negociuar me Dana rreth detajeve rreth saj në baza ditore, dhe në disa raste edhe disa herë brenda ditës tani e mbi një javë.

Pengesa më e madhe është pabarazia e gjatësisë dhe peshës që ata e kanë, megjithëse të dy burrat nuk kanë asnjë problem me të. Pyetja se nëse dyluftimi do të mbahej në Las Vegas – i cili ishte edhe qëllimi kryesor derisa u shfaq edhe oferta e Koloseumit – do të duhej që të nënshkruhej nga Komisioni Atletik i Nevadës.

Duke qenë se Zuckerberg ka gjatësi prej 1.70 metrave dhe ka peshë prej 65.77 kilogramëve, ndërsa Elon ka gjatësi prej 1.87 metrave dhe ka peshë prej 104 kilogramëve, është pak problematike. Megjithatë, kjo do të ishte një dyluftim sa për një shfaqje rregullat edhe mund të anashkalohen. /Telegrafi/

Exit mobile version